Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Witsel konfirmon largimin nga Dortmundi në fund të sezonit, e ardhmja e tij në MLS ose Serie A

Axel Witsel do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni pas katër viteve qëndrim në klubin gjerman.

Mesfushori belg iu bashkua verdhezinjve në verën e vitit 2018 nga skuadra kineze Tianjin Teda për shumën e 20 milionë eurove.

Por pas humbjes nga Bochum, Witsel ka konfirmuar se do të largohet në verë nga Dortmund ku i skadon edhe kontrata me këtë skuadër.

“E vërteta është që si në sezonin e kaluar, ashtu edhe këtë aktual, kemi pësuar shumë gola dhe duhet të përmirësohemi në fazën mbrojtëse. Fola në përgjithësi, sepse unë nuk do të jem këtu sezonin e ardhshëm”.

“Jam i gëzuar që kalova katër vite të shkëlqyera këtu dhe i mërzitur që do të largohem, por ka ardhur koha për një eksperiencë tjetër”, tha Witsel.

A do të ketë rikthim në Belgjikë? “Jo, ende është herët të rikthehem në vendlindje”, u shpreh mesfushori 33-vjeçar.

Mediat gjermane kanë raportuar se e ardhmja e lojtarit lidhet me kampionatin italian dhe atë amerikan.

Roma, Lazio, Juventus e Fiorentina janë skuadrat italiane që e pëlqejnë lojtarin, derisa Los Angeles dhe Los Angeles Galaxy e duan transferimin e tij në MLS.

Witsel në katër vite qëndrim te Borussia Dortmund ka zhvilluar 143 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 13 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë. /

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Bologna ka shënuar fitore ndaj Interit me rezultat 2-1 në …

Notat e lojtarëve, Bologna 2-1 Inter: Perisic më i mirë, portieri Radu dështim

Manchester Unitedi i është gëzuar fitores në Ligën Premier duke …

Ronaldo rikthehet për të shënuar dhe Unitedi i gëzohet fitores ndaj Brightonit

📣 Top Lajmet

  • Lukaku flet me presidentin e Interit për …
  • Pas 21 vitesh në klub, Jesse Linard …
  • Me Neymarin që mund të largohet, PSG …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh