Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Dembele, Gavi e Lewandowski, drejtori i Barcelonës flet për rinovimet e kontratave dhe transferimin e mundshëm të polakut në Camp Nou

Barcelona është rikthyer te fitoret në Camp Nou, duke mposhtur Mallorcan me rezultat të ngushtë 2-1.

Gjithsesi te katalunasit primare janë vazhdimi i dy kontratave me dy futbollistë shumë të rëndësishëm si Ousmane Dembele e Gavi.

Kontrata e francezit me Barcelonën skadon në verë, derisa ajo e spanjollit të talentuar në vitin 2023.

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur për vazhdimin e kontratave, duke thënë se e rëndësishme është që dy futbollistët duan qëndrimin në Camp Nou.

“Dembele dhe Gavi duan të vazhdojnë të luajnë me ne dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Si klub po bëjmë të pamundurën që të dy këta futbollistë të qëndrojnë te Barcelona”.

“Është e vërtetë që duhet të respektojmë disa limite në buxhetin e pagave, duhet të jemi të kujdesshëm, por do të bëjmë të pamundurën për ti mbajtur në skuadër”, u shpreh Alemany.

Krejt në fund drejtori i katalunasve ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Robert Lewandowskit, duke thënë se nuk ka pasur takim me agjentin e tij.

“Nuk ka pasur takim me agjentin e tij. Nuk më pëlqen të flas për negociata që janë në proces. Nuk na pëlqen të diskutojmë për lojtarë që janë në kontratë me klubet e tjera”, tha Alemany.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Manchester City është nikoqir i Atletico Madridit në Etihad Stadium …

Formacionet zyrtare: City dhe Atletico në përballjen e parë çerekfinale

Paris Saint-Germaini i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Marquinhos …

Paris Saint-Germaini i ka nisur bisedimet e Marquinhos për vazhdimin e kontratës së tij.

📣 Top Lajmet

  • Florentino Perez u ka treguar lojtarëve të …
  • “Nder dhe emocion i madh, e njoh …
  • Donnarumma ose Navas do të largohet nga …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Real Betis Live
  • Torino vs Roma Live
  • Chelsea vs Leicester City Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh