Christian Eriksen është prezantuar më në fund tek Manchester Unitedku ka folur fjalët e para si lojtar i anglezëve.
Danezi theksoi se nuk është transferuar te Manchester United vetëm prej logos së klubit, por kërkon të jetë protagonist, ndërsa shtoi se stili i tij përshtatet me atë të trajnerit Erik ten Hag.
“Kam ardhur te Manchester United për të luajtur futboll, nuk jam këtu vetëm për logon e klubit. Dua të luaj, sigurisht edhe duke folur me trajnerin dhe duke dëgjuar idetë e tij”.
“Në aspektin sportiv ishte diçka e mrekullueshme që mund të përfaqësoj United. Mendoj se stili im i futbollit përshtatet me ten Hag, ose të paktën kështu shpresoj”.
“Debutim në Old Trafford? Kujtimet në Old Trafford janë nga më të bukurat, krijohet një atmosferë e mrekullueshme. Është vendi perfekt për të debutuar”, u shpreh Eriksen.