Pas nënshkrimeve të Noussair Mazraoui, Ryan Gravenberch dhe Sadio Mane, duket se është radha e Konrad Laimer që di të ishte transferimi i katërt i klubit gjerman.
Bayern Munich ka bërë tashmë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin austriak, Konrad Laimer, në vlerë 30 milionë euro.
Leipzig kërkon rreth 30 milionë euro, shifër që Bayern Munich është afër ta përmbush.
Bavaret nuk duan ta kalojë këtë shifër sepse kontrata e lojtarit austriak me RB Leipzig përfundon në qershor të sezonit të ardhshëm.
Nga ana e tij, Laimer dëshiron të kalojë te klubi i madh gjerman, shkruan Sky Sports.
Nëse nënshkrimi konfirmohet, Bayern Munich do të kishte tashmë përforcimin e katërt, ndërsa në klub po punohet për Robert Lewandowskin.