Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Stafi i Italisë të befasuar me formën dhe linjat e Balotellit

Mario Balotelli ishte një ‘befasi e këndshme’ për ndihmësin e Roberto Mancinit, Attilio Lombardo, pas grumbullimit me Kombëtaren e Italisë.

U ngritën vetullat e të gjithëve kur Balotelli u ri-ftua në skuadrën e Italisë nga Mancini në përgatitjet për ‘play-off’ të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Balo ka gjetur formën e shënimit të golave në Turqi me Adana Demirspor, duke gjetur rrjetën nëntë herë dhe duke shtuar pesë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat për klubin këtë sezon.

Tani që kampi treditor i stërvitjes në Coverciano ka përfunduar, ndihmës menaxheri i Italisë, Lombardo, shpjegoi se sa shumë e kishte befasuar ‘SuperMario’.

“Ai ka humbur shumë peshë, nuk e di nëse ishte për shkak se ai u kontraktua me COVID-19 apo çfarë”, ka thënë fillimisht Lombardo për RAI Sport.

“Nuk e kisha parë për një kohë të gjatë, pasi është më e vështirë të gjurmosh përparimin e tij tani kur ai luan jashtë vendit”.

“Sinqerisht nuk e prisja ta shihja në një formë kaq të mirë, ishte një befasi e këndshme”, përfundoi ndihmësi i Mancinit.

Balotelli ka 14 gola në 36 ndeshje me Italinë, por nuk ka luajtur për Azzurrët që nga barazimi 1-1 i Ligës së Kombeve me Poloninë në shtator të vitit 2018.

Goli i tij i fundit ishte në një fitore 2-1 në miqësore ndaj Arabisë Saudite në maj të 2018.

Çuditërisht, ky ishte edhe debutimi i ish-trajnerit të Balotellit te Interit dhe Manchester Cityt, Mancini, në stolin e Azzurrëve.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Erling Haaland është aktualisht njëri ndër lojtarët më të kërkuar …

Jo vetëm klubet, Puma dhe adidas në ‘luftë’ për nënshkrimin e Haaland

Paris Saint-Germain dhe Lends kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për …

PSG luan ndaj Lensit për t’u konfirmuar kampion i Ligue 1, formacionet zyrtare

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh