Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

I huazuari i Man Utd, Amad Diallo dhuron spektakël dhe shënon gol në debutimin e tij te Rangers

Amad Diallo ishte absolutisht energjik në debutimin e tij me skocezët e Rangers pasi nënshkroi në huazim nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka luajtur vetëm një herë për Unitedin këtë sezon, duke filluar si titullar në barazimin 1-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Young Boys në Old Trafford në dhjetor.

Derby County thuhet se ishte i interesuar për talentin 19-vjeçar, por nga askund kampionët e Skocisë, Rangers, të enjten siguruan shërbimet e tij deri në fund të sezonit.

Diallo hyri direkt në 11-shen titullare për barazimin dramatik 3-3 të Rangers ndaj Ross County dhe bëri një ndikim të menjëhershëm, duke shënuar brenda vetëm pesë minutave në stadiumin Global Energy.

Kjo nuk ishte e tëra pasi ai tregoi talentin e tij në shumë raste gjatë ndeshjes, duke bërë driblime të hatashme dhe duke u përfshirë gjithashtu në golin e dytë të shënuar nga James Tavernier.

Por, e gjithë performanca e 19-vjeçarit të huazuar nga Djajtë e Kuq ishte seriozisht mbresëlënëse dhe ka ‘thyer’ rrjetet sociale.

I veshur me nr.9 në shpinë, ai ishte i ndritshëm dhe emocionues sa herë që e merrte topin në këmbë dhe dukej sikur do të prodhonte diçka.

Paraqitja e tij ka bërë bujë të madhe dhe tashmë tifozët kanë filluar të mendojnë se Diallo është shumë i mirë për të luajtur në kampionatin skocez.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Robert Lewandowski u ka kërkuar falje edhe një herë të …

Lewandowski u kërkoi falje tifozëve të Bayern Munich, por tregon edhe lumturinë që po ndjenë te Barcelona: Ndihem si një fëmijë me një lodër të re

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, është në mesin e …

Interi identifikon Dani Ceballos si rezervë për Brozovicin

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh