Cristiano Ronaldo dyshohet se ka shkëmbyer fjalë acaruese me ndihmës trajnerin e Manchester United, Steve McClaren, pasi refuzoi t’u drejtohej tifozëve pas humbjes 4-0ndaj Brentfordit.
Skuadra angleze pësoi humbje në stadiumin “Brentford Community” dhe pas përfundimit të ndeshjes, një numër lojtarësh shkuan në fund për të kërkuar falje për paraqitjen.
Ronaldo ishte dukshëm i zemëruar dhe u përpoq të largohej pa ndërvepruar me askënd.
Samuel Luckhurst i Manchester Evening News pretendon se McClaren i kërkoi Ronaldos të shkonte te tifozët dhe të tregonte respektin e tij.
Në pamjet e postuara në mediat sociale nga James Robson, pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të shihet duke shkëmbyer fjalë me dikë jashtë kamerës përpara se të shkojë drejt zhveshtore.
Ronaldo më pas kaloi përpara trajnerit Erik ten Hag pa i shtrënguar dorën.
E ardhmja e 37 – vjeçarit ka qenë një temë e nxehtë gjatë gjithë verës dhe ai dëshiron të largohet për herë të dytë nga Old Trafford.
Ronaldo not happy and no handshake for Ten Hag pic.twitter.com/HGtmYXyBs5
— James Robson (@jamesalanrobson) August 13, 2022