Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Milani shënjestron Mahrezin pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve

Mediat franceze raportojnë se Milani do të përpiqet ta transferojë Riyad Mahrezin, pasi konfirmoi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Me fitoren ndaj Lazios, pos që mbetën në garë të ngushtë për titull, Rossonerët siguruan matematikisht kualifikimin për garën më të madhe evropiane për klube.

Kjo nënkupton se klubi do të bëjë investime në afatin kalimtar veror, derisa vazhdojnë negociatat për shitjen e një pjese të aksioneve ose të gjithave te fondi nga Bahrejni, Investcorp.

Sipas Footmercato, Milani e ka shënjestruar futbollistin ofensiv të Manchester Cityt për ta përforcuar fazën e sulmit.

31-vjeçari mund të luajë në pozita të ndryshme përpara, sidomos si anësor i djathtë, pozitë ku kuqezinjtë kanë pak alternativa.

Algjeriani ka qenë në formë të mirë për Cityn në këtë edicion duke shënuar 23 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në 43 ndeshje zyrtare në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023.

Real Madridi, Barcelona, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi janë konkurrentët e Milanit për nënshkrimin e tij.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të bëjë një befasi …

Nuk ka befasi tjetër, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut – Ronaldo do të jetë në ‘Katar 2022’

Agjentët e Neymarit kanë hapur bisedimet me Juventusin për një …

Agjentët e Neymarit fillojnë bisedimet me Juventusin

📣 Top Lajmet

  • Zyrtare: Gareth Bale transferohet te Los Angeles
  • Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, …
  • Zyrtare: Fidan Aliti vazhdon kontratën me Zurich

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh