Borussia Dortmund kanë nënshkruar me sulmuesin shtatlartë Sebastien Haller.
Sulmuesi 28-vjeçar nga Bregu i Fildishtë transferohet nga Ajax Amsterdami te BVB, ku ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026.
Sezonin e kaluar, Haller shkëlqeu jo vetëm si golashënuesi më i mirë në Eredivisie holandeze (21 gola këtë sezon), por mbi të gjitha në Ligwn e Kampionëve.
11 gola në këtë garë nënkuptonin vendin e tretë në renditjen vjetore të golashënuesve më të mirë.
Në fazën e grupeve Haller shënoi në çdo ndeshje – diçka që vetëm superylli Cristiano Ronaldo e kishte arritur ndonjëherë më parë.
Haller ka dëshmuar gjithashtu se është një golashënues i besueshëm në Bundesligë.
Midis viteve 2017 dhe 2019 ai shënoi 24 gola në 60 ndeshje për Eintracht Frankfurt.