Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Kosova e mrekullueshme në triumfin ndaj Irlandës së Veriut

Kosova ka arritur fitore shumë të rëndësishme përballë Irlandës së Veriut (3-2) në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Dardanët e gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë.

Një ndërhyrje e palejuar në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).

Rashica ishte sërish i përfshirë. Anësori dhuroi një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19’).

Kosova vazhdoi të rrezikonte edhe në minutat në vijim, ndërsa Rashica dhe Florent Muslija i patën rastet më të mira. Sidoqoftë, mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin me një gol të shënuar nga Shayne Lavery (45’).

Sikurse në pjesën e parë, vendasit e nisën akoma më bukur gjysmën e dytë duke e rikthyer epërsinë prej dy golash që në minutat e para të fraksionit të dytë.

Lirim Kastrati dhuroi një harkim nga e majta dhe në vendin e duhur ishte Vedat Muriqi për ta realizuar golin e dytë personal në këtë takim (52’). Për disa çaste pati një dyshim për pozitë jashtë loje, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e konfirmoi golin.

Pas një harkimi në zonë nga Jordan Thompson, Daniel Ballard (83′) e ngushtoi rezultatin. Në vijim mysafirët rrezikuan në dy raste që nuk u konkretizuan.

Pas kësaj fitoreje, Kosova ka gjashtë pikë, tri më pak se Greqia që triumfoi ndaj Qipros dhe pikërisht ndaj Helenëve zhvillojmë ndeshjen e radhës.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thotë se pronari i ri …

Tuchel: Kur presidenti i ri më pyeti, ia dhashë menjëherë emrin e Sterling

Borussia Dortmund është nikoqire e Bochum në kuadër të xhiros …

Dortmund përballet me Bochumin në Signal Iduna Park, formacionet zyrtare

📣 Top Lajmet

  • Boehly po e shpërblen Tuchelin me kontratë …
  • Paul Pogba tregon aftësi të jashtëzakonshme gjatë …
  • Zyrtare: Tottenhami prezanton Djed Spencen

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Rangers vs PSV Eindhoven Live
  • Bodoe/Glimt vs Dinamo Zagreb Live
  • Liverpool vs Crystal Palace Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh