Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Detajet nga oferta e re e Juventusit për Dybalan

Takimi ndërmjet agjentit të Paulo Dybalas dhe përfaqësuesve të Juventusit ka zgjatur disa orë, ndërsa Zonja e Vjetër thuhet t’i ketë ofruar sulmuesit pagë më të ulët nga marrëveshja e arritur disa muaj më parë.

Kontrata e tanishme e argjentinasit skadon në fund të muajit qershor dhe bisedimet për rinovimin e saj nisën mëngjesin e sotëm (e hënë), pasi klubi ishte tërhequr nga oferta që ia kishte bërë në fund të vitit të kaluar,

Dy palët i kishin shtrënguar duart për një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh (duke i përfshirë edhe bonuset), mirëpo bardhezinjtë e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për shkak të problemeve fizike të lojtarit dhe për shkak të problemeve financiare.

Sipas Calciomercato.com, Juventusi i ka ofruar Dybalas shtatë milionë euro në sezon plus bonuset që do t’i mundësonte të përfitojë pagë të përafërt me atë të arritur në dhjetor. Megjithatë, kohëzgjatja e kontratës së re do të ishte më e shkurtër nga marrëveshja e mëparshme: tri vite (dhe jo katër).

Në anën tjetër, Sky Sport Italia bën të ditur se oferta Bianconerëve për pagën fikse të futbollistit është akoma më e vogël, rreth gjashtë milionë euro në vit, por do të arrinte deri nq 10 milionë në bazë të shtesave.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me komisionet e agjentëve, të cilat janë shumë më të ulëta në ofertën aktuale. Dy palët pritet të takohen sërish në javët në vijim, mirëpo deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Vendimi tash i takon Dybalas, me disa klube – duke përfshirë Barcelonën, Interin dhe Tottenham Hotspur – të lidhur me sigurimin e shërbimeve të tij gjatë verës. Por, sipas Calciomercato, Dybala ende nuk ka marrë oferta më të larta se ajo që i ka bërë Juventusi.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, mund të përballet me një …

Sa do t’i mungojë Kante, Chelseat dhe kush do ta zëvendësojë francezin

Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Galatasarayn në Camp Nou …

Barca luan pa gola ndaj Galatas në përballjen e parë të 1/8 së finales

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh