Interi ka humbur vendin e parë në Serie A, pasi në tri takimet e fundit nuk di për fitore.
Neroazzurët kanë pësuar dy humbje dhe kanë barazuar në një sfidë tjetër duke humbur lidershipin në elitën e futbollit italian.
Në xhiron e 27-të të Serie A, Inter luan në udhëtim te Genoa që po kërkon pikët e mbijetesës.
Kampioni në fuqi i Italisë synon që të rikthehet te fitoret, derisa vendasit pas katër barazimeve radhazi kërkojnë të befasojnë Interin.
Formacionet zyrtare:
Genoa: Sirigu; Hefti, Maksimovic, Ostigard, Vasquez; Sturaro, Badelj, Portanova; Gudmundsson, Melegoni; Yeboah
Inter: Handanovic, D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Alexis.