Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Lukaku flet për ndikimin e Ronaldos: Ai është njëri nga tre futbollistët më të mirë në histori

Ish-sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është shprehur i nderuara që u zgjodh futbollisti më i mirë në Serie A për sezonin 2020/2021, ndërsa ka diskutuar edhe për ndikimin e Cristiano Ronaldos.

Futbollistët e kampionatit italian e kanë votuar belgun si futbollistin më të mirë të edicionit të kaluar, kur Nerazzurrët u shpallën kampionë. Antonio Conte u shpall trajneri më i mirë, kurse Interi klubi më i mirë.

Krahas kësaj, Lukaku ishte pjesë e formacionit më të mirë së bashku me Luis Muriel dhe Cristiano Ronaldo, ky i fundit ishte golashënuesi më i mirë (Capocannoniere) për sezonin 2020/2021.

“Klubi (Interi) gjithmonë na mbështeste dhe njësoj vepruan edhe tifozët, të cilët dua t’i falënderoj”, ka thënë Lukaku për AIC.

Gran Galà del Calcio 2021 ✨
🎥 Intervista a Romelu LUKAKU, calciatore dell'anno 👑

📯 Trionfano #Lukaku 🇧🇪 e #Girelli 🇮🇹 📯
Scopri tutti gli altri premiati 👉🏻 https://t.co/k2ldyiM9Hd#GGDC ⭐️ #GranGalàDelCalcio pic.twitter.com/ltInK626x6

— Gran Galà del Calcio AIC (@GranGalaAIC) March 21, 2022


“Të jesh para Cristiano Ronaldos është diçka që nuk ndodh secilën ditë. Për mua, është njëri prej tre futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit. Ai po ashtu më solli mua në një nivel tjetër, sepse bën gjëra të madha”.
“Jam shumë i gëzuar që jam përfshirë në njëmbëdhjetëshin më të mirë të Serie A për sezonin e kaluar. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe skuadra më ndihmoi shumë, trajneri, si edhe stafi. Ishte arritje ekipore dhe është një nder që jam në njëmbëdhjetëshin më të mirë”.

“Është një nder që jam shpallur lojtari më i mirë i sezonit. Është diçka që nuk do ta kisha arritur pa ndihmën e skuadrës. Ata më ndihmuan të arrij gjëra të mëdha”, ka deklaruar 28-vjeçari.

Lukaku u kthye te Chelsea në verën e kaluar për një transferim që kushtoi 115 milionë euro, por në Stamford Bridge është duke kaluar një periudhë të vështirë.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Cesere …

Zyrtare: Cesare Casadei, lojtar i ri i Chelseat

Jordi Alba nuk është duke kaluar një periudhë të mirë këtë …

Jordi Alba flet për momentin jo të mirë te Barcelona, thotë se gjithë fokusin e ka te klubi aktual

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh