Bayern Munichu është mysafir i Kolnit për sfidën që luhet në kuadër të javës së 19-të në Bundesliga.
Ndeshja që fillon në ora 15:30, do të luhet në stadiumin ‘RheinEnergieStadion’, me Bavarezët që shihen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Kolni do të jetë pa Horn e Obuz që janë të infektuar me coronavirus, ndërsa Skhiri merr pjesën në Kupën e Afrikës.
Në anën tjetër, Bayerni do të ketë mungesa si Maxim Eric Choupo-Moting, Alphonso Davies, Leon Gortzka, që janë të lënduar, ndërsa Bouna Sarr luan në Kupën e Afrikës po ashtu.
Formacionet bazë
Koln: Schwabe, Schmitz, Hubers, Ozcan, Kainz, Uth, Hector, Kilian, Duda, Schaub, Modeste.
Bayern Munich: Neuer, Sule, Pavard, Kimmich, Gnabry, Lewandowski, Sabitzer, Roca, Tolisso, Muller, Musiala.