Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Empoli.
Pasi ka përfunduar gjatë të mërkurës me sukses testet mjekesore, Interi tashmë ka zyrtarizuar transferimin e Asllanit.
Është vet faqja e klubit zikaltër që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare.
Ai është prezantuar nga presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang, në objektet e klubit.
“Mirësevjen Kristjan”, është shkruar shkurtimisht në postimin e Interit, pa zbuluar detaje tjera.
Megjithatë, Asllani thuhet se vjen si huazim me pagesë prej katër milionë eurosh dhe obligim blerje prej 10 milionë euro tjera.