Atletico Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të në La Liga me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur me dy gola nga pjesa e parë.
Yunus Musah dhe Hugo Duro shënuan për Valencia në pjesën e parë, ndërsa Atletico Madridi ktheu gjithçka në favor me golat e Matheus Cunhas, Angel Correas dhe Mario Hermosos.
Lojtari më i vlerësuar në ndeshje ishte Yannick Carrasco me notën 8.3.
Lartë u vlerësuan edhe dy zëvendësuesit, Cunha (7.9) dhe Correa (7.1), pas golave të shënuara.
Thierry Correia ishte më i dobëti në fushë me notën 5.6.
Notat e lojtarëve të Atletico dhe Valencia