Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Të gjitha detajet e transferimit të Lewandowskit te Barcelona

Robert Lewandowskit është thuajse lojtar i ri i Barcelonës, pasi klubi katalunas ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun dhe kanë mbetur vetëm kompletimi i testeve mjekësore para zyrtarizimit.

Dita e shtunë ka qenë vendimtare për të mbyllur sagën afatgjatë për marrëveshjen e Barcelonës me Bayernin për shërbimet e Lewandowskit.

Megjithatë, pyetjet më të shumta janë ato se cilat janë kushtet e transferimit, paga e lojtarit dhe kohëzgjatja e kontratës.

Gazetari dhe eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano është përkujdesur t’i zbulojë të gjitha detajet e transferimit.

Lewandowskit thuhet se do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri në qershor 2025 dhe do të përfshijë gjithashtu një opsion jo të garantuar për një sezon tjetër, potencialisht deri më 2026.

Paga e lojtarit thuhet se sillet rreth 9 milionë euro neto në sezon, ndërsa vendimi i Lewas për t’u transferuar në Camp Nou ka ardhur që nga shkurti pas telefonatës nga trajneri Xavi.

🕺 pic.twitter.com/m4ikOxUfAs

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2022

Bayerni nga ky transferimi do t’i fitojë 45 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse, ndërsa polaku do ta nënshkruaj kontratën nesër (e diel) pas testeve mjekësore.

Raportet e mira mes presidentit Joan Laporta dhe agjentit Pini Zahavi thuhet se ishin çelësi i arritjes së marrëveshjes.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Alaves me rezultat 3–0 …

Real Madridi kthehet te fitorja, mposht Alavesin në pjesën e dytë

Frenkie de Jong do të jetë pjesë e skuadrës së …

De Jong do të qëndrojë te Barcelona dhe do ta ul pagën e tij

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh