Real Sociedadi ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit në duelin që po luhet në kuadër 1/8 së finales së Kupës së Mbretit.
Vendasit e filluan mjaft furishëm takimin, duke e vënë nën presion skuadrës mysafire.
Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Joseba Zaluda asistoi te Adnan Januzaj që shënoi një gol të bukur me kokë.
Anësori shqiptar ka shënuar deri më tani dy gola në La Liga, derisa ky është i pari në Kupën e Mbretit.