Sonte (e mërkurë) do zhvillohet sfida mes Interit dhe Empolit në kuadër të Kupës së Italisë.
Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitore që të sigurojnë kualifikimin për fazën tjetër.
Liderët e ligës kundër një prej zbulimeve sezonale. Ndeshja nis në ora 21:00.
Interi dëshiron t’i rikthehet suksesit pas barazimit në Bergamo dhe të përballet me Empolin në ndeshjen e raundit të parë me eliminim direkt të Kupës së Italisë.
Ata që kalojnë do të përballen me fituesin e Roma-Lecce.
Formacionet zyrtare
Inter: Radu; D’Ambrosio, Ranocchia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.
Empoli: Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowsky; Cutrone.