Barcelona është rikthyer nga disavantazhi për të triumfuar përballë Linares Deportivo (2-1) në Estadio Municipal de Linarejos në ndeshjen e 1/16 së finales në Kupën e Mbretit.
Vendasit ishin të parët që shënuan përmes Hugo Diaz (19’) dhe me këtë epërsi të nikoqirëve, skuadrat shkuan në pushim.
I inkuadruar në pjesën e dytë, Ousmane Dembele i barazoi shifrat (63’) pas asistimit nga Oscar Mingueza.
Për përmbysjen e rezultatit u kujdes Ferran Jutgla, i cili shënoi edhe golin e fitores (69’) pas asistimit nga Nico.
Falë këtij triumfi, Barcelona e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Copa del Rey