Chelsea ka fituar në ‘Stamford Bridge’ ndaj Tottenham me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales të EFL Cup.
Ndeshja nisi me vendasit në sulm, që krijuan rastet e para, ku për rredhjojë erdhi edhe goli.
Zhvillohej minuta e pestë e ndeshjes, kur Marcos Alonso asistoi te Kai Havertz i cili gjeti rrjetën për 1-0.
Chelsea edhe në rastin e dytë të mirë arriti të shënojë.
Zhvillohej minuta e 34-të, kur një harkim në zonë u devijua nga Ben Devies për të përfunduar në portë për 2-0.
Chelsea ka mundur të mbyll ndeshjen në pjesën e parë, por Hakim Ziyech nuk ishte i saktë.
Në pjesën e dytë Tottenhami kishte raste më të mira, por nuk arriti të hap ndeshjen.
Harry Kane provoi në minutën e 50-të, por pa sukses, ndërsa pas disa minuta Timo Werner kishte rast për Chelsean.
Tottenhami ka mundur të shënoj një gol që do t’i jepte shpresë të madhe në momentet e fundit të ndeshjes, por goditja e Lo Celsos u ndal nga Kepa Arrizabalaga.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Tottenham Stadium