Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka dalë në një konferencë për media në Appiano Gentile duke folur në lidhje me planet e skuadrës para fillimit të përgatitjeve parasezonale.
Ashtu sikurse drejtori Giuseppe Marotta edhe strategu italian nuk ka mundur t’u shmanget pyetjeve për transferimin eventual të Paulo Dybalas.
Inzaghi është pyetur edhe për Gleison Bremer (Torino), i cili është shënjestra kryesore e Interit për zëvendësimin e Milan Skriniar që pritet të largohet.
“Sikurse për Dybalan, nuk më pëlqen të flas për lojtarë, të cilët kanë kontrata me klubet tjera. Do të flasim për të nëse na jepet mundësia. Tash nuk është korrekte”, ka shtuar trajneri.