Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Marotta pranon se Interi e ka zbehur interesimin për Dybalan: Ne jemi në rregull në sulm me lojtarë të çmuar

Në një konferencë për shtyp në Appiano Gentile, drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka pranuar se klubi i tij e ka zbehur interesimin për Paulo Dybalan.

Sulmuesit argjentinas i ka skaduar kontrata me Juventusin (që nuk ia vazhdoi atë) dhe si lojtar i lirë është lidhur me klubin rival.

Nerazzurrët janë takuar me agjentin e tij para disa javësh, mirëpo nuk ka pasur zhvillime prej se Romelu Lukaku është kthyer në Giuseppe Meazza.

“Dybala është pjesë e shumë lojtarëve që janë në dispozicion me parametrat zero. Kurrë nuk kam parë aq shumë (lojtarë të lirë) dhe kjo dëshmon se futbolli po ndryshon dhe se nevojitet më shumë guxim në nivelin e të rinjve”.

“Dybala ka përfaqësuar dhe vazhdon të përfaqësojë një mundësi, por ne jemi në rregull në sulm me lojtarë të çmuar, të cilët trajneri do të duhet t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme, përkundër që unë kam një lidhje të fortë me Dybalan”, është shprehur ish-drejtori i Juventusit.

Marotta e transferoi Dybalan te Bianconerët në vitin 2015 për 40 milionë euro. Argjentinasi tash është lojtar i lirë dhe krahas Nerazzurrëve, në Serie A kanë shprehur interesim edhe Napoli, Milani dhe Monza.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Roma ka arritur ta mposht Feyenoordin në finalen e Ligës …

Finalja e Ligës së Konferencës: Notat e lojtarëve, Roma 1-0 Feyenoord, Rui Patricio dhe Mancini më të mirët

Carlo Ancelotti e di se si është të fitosh një …

Ancelotti kthehet të luajë një finale tjetër me Real Madridin, thotë se motivimi është i njëjtë sikurse në vitin 2014 kur e fitoi

📣 Top Lajmet

  • Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve …
  • Salihamidzic zbarkon në Torino, synon ta rikthehet …
  • Mërgim Berisha drejt rikthimit në Gjermani, Mainz …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live
  • Dinamo Zagreb vs Ludogorets Razgrad Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh