Hammarby nuk ka humbur kohë për ta zëvendësuar sulmuesin e Kosovës, Astrit Selmanin.
Selmani u largua ditë më parë nga klubi suedez për tu transferuar në elitën e futbollit izraelit tek Hapoel Beer Sheva.
E vendin e Selmanit te Hammarby do ta zë një tjetër sulmues nga Kosova, bëhet fjalë për Veton Berishën, vëllanë e vogël të Valon Berishës.
28-vjeçari është larguar nga Vikingu për t’iu bashkuar skuadrës suedeze.
Berisha me Hammarbyn ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë, derisa detajet e këtij transferimi nuk janë bërë publike nga klubet.
Reprezentuesi norvegjez do t’i bashkohet Hammarbyt të hënën ku pritet edhe prezantimi zyrtar i tij.