Raheem Sterling është lojtari më i ri i Chelseat, pasi kompletoi transferimin e tij nga Manchester City
Lajmin e ka bërë të ditur Chelsea në ueb faqen zyrtare të klubit.
Futbollisti iu është bashkuar “Bluve” me një kontratë për pesë vitet e ardhshme.
Orë më parë, anglezi i falënderoi tifozët e Manchester Cityt për përkrahjen që i dhanë gjatë kohës sa luante për “Qytetarët”.
Sterling më parë ka luajtur për klubin e Liverpoolit në Ligën Premier
Lojtari është bashkuar me ekipin në SHBA ku po e zhvillojnë një turne para sezonal.