Liverpooli ka njoftuar se Jurgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.
Trajneri gjerman kishte edhe dy vite kontratë, pasi aktualja i skadonte në 2024, ndërsa tani ai ka vazhduar edhe për më tutje, deri në vitin 2026.
Asistentët e tij, Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz po ashtu kanë vendosur të vazhdojnë tutje me klubin anglez.
Liverpool emëroi Kloppin si trajner më 8 tetor 2015 pas shtatë sezoneve të suksesshme në krye të Borussia Dortmund.
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
Para periudhës së tij, ai kishte qenë në krye të FSV Mainz 05, duke i kthyer ata përsëri në Bundesligë dhe duke arritur në Evropë për herë të parë në historinë e tyre.
Jurgen Kopp ka kthyer titullin e kampionit te Liverpooli pas shumë vitesh, ndërsa ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve.