Oleksandr Zinchenko më në fund ka kompletuar transferimin te skuadra londineze Arsenal.
Mbrojtësi i majtë ukrainas është larguar nga Manchester City pas gjashtë viteve qëndrim në Etihad Stadium.
Londinezët paguan 35 milionë euro për transferimin e ukrainasit, si dhe tre milionë euro të tjera në formë bonusesh.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Topçinjtë deri në verën e vitit 2027.
Zinchenko tanimë është prezantuar tek Topçinjtë dhe është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Alex është një lojtar me cilësi të mëdha që do të na japë shumë opsione dhe shkathtësi”, tha Arteta
Zinchenko bëhet nënshkrimi i pestë i Arsenalit këtë verë, pasi më herët londinezëve iu bashkuan edhe Gabriel Jesus, Marquinhos, Matt Turner dhe Fabio Vieira.