Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Zvicra qan humbjen e betejës për Adrian Bajramin – lojtari thotë se zgjodhi Shqipërinë se është shqiptar

Emri që befasoi shumë kë në listën e Edi Rejas te Shqipëria, ishte ai i të riut, Adrian Bajrami, i cili momentalisht është pjesë e Benfica U23.

Ai më parë kishte luajtur me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa pas tubimit tregoi pse pikërisht zgjodhi Shqipërinë.

“Në fund të fundit, unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër dhe kam kaluar shumë vite në futbollin zviceran. Por tani jam në ekipin e të rinjve të Benficas dhe kam zgjedhur Shqipërinë. Sepse unë jam shqiptar”, deklaroi ai.

Federata Zvicerane e Futbollit kishte shpresuar të ndryshonte mendjen e ish-futbollistit të Young Boys, duke thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin.

Te Zvicra shpresojnë që edhe pas këtyre dy ndeshjeve, ata do të mund ta rikthenin Bajramin, pasi që përballjet me Spanjën dhe Gjeorgjinë nuk janë garuese, vetëm miqësore.

Por duket se lojtari i ka idetë e qarta dhe e ardhmja e tij do të jetë kuqezi.

Bajrami ka si model Gjimshitin

Një tjetër tregues se Bajrami e donte Shqipërisë është se kur u pyet se kë e ka model, ai zgjodhi një mbrojtës kuqezi.

“Modeli im është Berat Gjimshiti, por edhe të tjerët janë super të mirë. Sigurisht që mund të mësoj shumë prej tyre”.

“Lojtarët që luajnë apo kanë luajtur në Zvicër, si Ermir Lenjani dhe Berat Gjimshiti, më prezantuan me ekipin, gjë që më lehtësoi shumë gjëra”.

“Jam në formë. Kam luajtur për Benfican, jam kapiten i ekipit tim. Jam gati, deklaroi ai i emocionuar për debutimin që mund ta ketë këto ditë.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Antonio Rudiger duket se ka ndryshuar mendje rreth të ardhmes …

Rudiger dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Mesfushori brazilian, Jorginho duket se nuk do të lëvizë nga …

Agjenti i Jorginhos thotë se asnjë skuadër italiane nuk e ka kontaktuar për mesfushorin

📣 Top Lajmet

  • Barcelona e përfundon sezonin me humbje, derisa …
  • Arsenal 3-1 Man Utd, vlerësimet e futbollistëve: …
  • Manchester City vs Watofrd Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live
  • Sassuolo vs AC Milan Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh