Zinedine Zidane thuhet se ka arritur marrëveshje në parim me Paris Saint-Germain.
Francezi është i papunë që kur u larguar nga Real Madridi dhe synon që nga edicioni i ri të ulet sërish në bankinë.
Sipas asaj që raporton Marca, Zidane nuk do të shkojë i vetëm në Parkun e Princave, pasi synon të transferojë edhe Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez u rikthye te Manchester United në verën e këtij viti për 15 milionë eurot që i paguan te Juventusi.
Por, 37-vjeçari nuk e përjashton edhe largimin e dytë nga Old Trafford, duke synuar për një tjetër kalim të bujshëm.
Zidane e sheh pesë herë fituesin e Topit të Artë si zëvendësues të Kylian Mbappes, me këtë të fundit që ka arritur marrëveshje jozyrtare me Real Madridin.