Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Denis Zakaria, ka arritur në Torino, ku nesër (e hënë) do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Juventusi.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në vlerë prej pesë milionë euro, ndërsa edhe dy-tre milionë euro të tjera do të përfshihen në kontratë në formë shtesash.
Kontrata e tij me Monchengladbachun skadon më 30 qershor, ndërsa shumë klube kanë dashur që ta sigurojnë nënshkrimin e tij në fund të këtij sezoni me parametra zero.
Megjithatë, Bianconerët ndërhynë dhe u shprehën të gatshëm që ta paguajnë shumën e transferimit për futbollistin zviceran.