Kombëtarja e Portugalisë ka marrë një fitore spektakolare ndaj Zvicrës me rezultat të thellë 4-0.
Portugezët zhvilluan një ndeshje fantastike ku kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola, por megjithatë fati nuk ishte në anën e tyre.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes duke thënë se e humbën takimin brenda pesë minutave.
“Kemi qenë me fat në pjesën e parë që Portugalia nuk ka shënuar dy apo tre gola më shumë”, është shprehur Xhaka pas ndeshjes.
Portugalia ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Republikës Çeke, derisa Zvicra pret Spanjën në Stade de Geneve.