Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Xavi tregon nëse Depay do të vazhdoj të mbetet te Barcelona

Memphis Depay u transferua me shumë bujë te Barcelona në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Lyonin.

Por ka qenë një vit i parë jo aq i mirë për holandezin që vuajti edhe nga lëndimet e shumta.

Pas largimit të trajnerit Ronald Koeman, e ardhmja e holandezit në Camp Nou është ende e paqartë.

28-vjeçari nuk është një titullar fiks te katalunasit nën urdhrat e Xavi Hernandez dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet këtë verë, pasi kontrata me Barçën i skadon në verën e vitit 2023.

Ka qenë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez që ka folur për sulmuesin duke e vlerësuar shumë, por që ka thënë se ende nuk kanë biseduar sa i përket të ardhmes.

“Memphis është një lider. Ai mund të shënojë gola dhe të luajë shumë mirë. Duhet ta vlerësojmë”, tha fillimisht Xavi.

“Do të shohim se çfarë mund ose nuk mund të bëjmë sezonin e ardhshëm. Ai është një lojtar i rëndësishëm. Ai bën diferencën, është lider, i gjithanshëm, punon mirë, ka një synim dhe duhet ta vlerësosh shumë”, u shpreh tekniku katalunas.

Depay këtë edicion me Barcelonën ka shënuar 13 gola e ka asistuar në dy të tjerë në 36 ndeshje zyrtare.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me …

Zyrtare: Interi konfirmon ndërprerjen e kontratës me Eriksenin

Pas miqësores me Spanjën, kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për …

Konfirmohen mungesat e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë

📣 Top Lajmet

  • Barcelona e përfundon sezonin me humbje, derisa …
  • Arsenal vs Manchester United Live
  • Arsenali merr një fitore të madhe ndaj …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live
  • Sassuolo vs AC Milan Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh