Xavi do t’i bashkohet ekspeditës e Barcelonës më në fund, pasi ka mundur të zgjidhë problemet administrative që e penguan të udhëtonte me skuadrën drejt Shteteve të Bashkuara të shtunën e kaluar.
Prandaj, trajneri do të ulet në stol në ndeshjen El Classico që zhvillohet ndaj Real Madridit.
Trajneri udhëtoi për në Madrid në fillim të javës për të zgjidhur personalisht problemin burokratik dhe për të qenë në gjendje të udhëtojë.
Pasi rregulloi gjithçka këtë të mërkurë, ai është larguar nga kryeqyteti, siç raporton tv3.
Trajneri i Barçës nuk ishte në gjendje të udhëtonte me ekspeditën sepse kishte qenë në Iran si lojtar i Al Sadd dhe kishte nevojë për leje speciale.
Xavi do të zbarkojë në Miami dhe nesër e enjte do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekspeditës në Las Vegas.
Ai ka humbur pesë ditë qëndrimi dhe katër ditë përgatitje ekipore.
Gjatë kësaj kohe, krahu i djathtë dhe vëllai i tij, Oscar Hernandez, ka drejtuar seancat, por edhe ndeshjen kundër Inter Miamit, në kontakt të vazhdueshëm me Xavin.