Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është i dëshpëruar pas barazimit me Rayo Vallecanon, por thotë se duhet të përmirësohen dhe të vazhdojnë.
Barcelona ka barazuar 0-0 me Rayo Vallecanon në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në La Liga.
Ky barazim pas shumë përforcimeve të verës dhe para gati 90 mijë tifozëve në Camp Nou ka lënë shijë të hidhur te trajneri i Barcelonës.
“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, arritëm në zonën e tyre, por nuk ishim efektivë”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.
“Është vetëm një pikë, kjo është e pamjaftueshme. Por, ne duhet të vazhdojmë të besojmë te modeli, të punojmë shumë”.
“E kuptoj zhgënjimin sepse kishim krijuar shumë pritshmëri”.
“Duhet ta analizojmë mirë lojën, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.