Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Vjedhje milionash brenda shtëpisë ku po qëndron Verrattit – pronë e Ronaldos

Policia po ndjek disa hajdutë që thuhet se kanë vjedhur sende me vlerë prej më shumë se 2.8 milionë euro nga shtëpia ku po qëndron ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, në Ibiza.

Hajdutët hynë në pronën, për të cilën mediat vendase thonë se i përket legjendës braziliane Ronaldo Nazario, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa futbollisti dhe familja e tij ishin jashtë.

Përveç parave të gatshme, kriminelët thuhet se morën ora dhe bizhuteri.

Vjedhja u raportua në polici të dielën.

Tani, ajo është duke u hetuar nga policia civile, megjithëse askush nga organet e rendit nuk ishte në dispozicion për t’u prononcuar.

Shtëpia ku Verratti po qëndronte besohet të jetë në Cala Jondal në jug të Ibizas, ku Princi William dhe Kate kanë shijuar pushimet në shtëpinë e xhaxhait milioner të Kate të quajtur Maison de Bang.

Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga Verratti, i cili nuk e ka bërë publike udhëtimin e tij në Ibiza në rrjetet sociale.

Gruaja e tij që është modele, Jessica Aidi, ka postuar foto dhe pamje nga Ishujt Balearik me një ish-konkurente të “Miss France” të quajtur Charlotte Mint.

Ish-futbollisti tani – president i Real Valladolid, Ronaldo, i rregullt në Ibiza me partneren e tij Celina Locks, nuk kanë thënë ende asgjë.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma pas dy viteve …

Kumbulla drejt largimit nga Roma, Torino insiston për mbrojtësin shqiptar

Roma është mysafir i Empolit në Stadio Carlo Castellani për …

Roma synon tri pikë ndaj Empolit – formacionet startuese

📣 Top Lajmet

  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Elche Live
  • Club Brugge vs Benfica Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Liverpool Live
  • Manchester City vs RB Leipzig Live

No comments to show.
  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Liverpool Live
  • Manchester City vs RB Leipzig Live
  • FC Porto vs Inter Live
  • Al-Nassr vs Abha Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh