Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë këtë sezon me Mallorcan në La Liga.
Muriqi ka hapur llogarinë e golave këtë sezon në La Liga, qysh në ndeshjen e javës së dytë, të cilën Mallorca e luan në shtëpi ndaj Real Betisit.
Prizrenasi shtatlartë ka arritur të shënoj golin e barazimit 1-1, pasi skuadra e tij ishte në disavantazh.
Goli i Muriqit erdhi me kokë në minutën e 57-të të ndeshjes pas asistimit të Kang-In Lee.
Ky ishte goli i parë i sulmuesit të Kosovës këtë sezon në La Liga, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 5 gola në 16 ndeshje.
Vedat Muriqi pic.twitter.com/h2HeVKu6dW
— Ahmet (@AhmetLier) August 20, 2022