Valencia është në bisedime me Juventusin në lidhje me Arthur Melon, i cili kërkohet edhe nga Arsenali – njofton Sky Sport Italia.
Mesfushori nuk bën pjesë në planet e Massimiliano Allegrit dhe nuk është ftuar në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Arsenali dukej opsioni i vetëm real për të, pasi që e kishte kërkuar edhe gjatë afatit kalimtar të janarit. Topçinjtë planifikojnë huazimin me obligim blerjeje në fund të sezonit.
Megjithatë, eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, pohon se trajneri Gennaro Gattuso dëshiron t’i ketë shërbimet e tij te Los Che.
Sipas njoftimit, përfaqësues të Valencias tashmë i kanë kontaktuar homologët e tyre te Juventusi dhe i kanë nisur bisedimet.