Manchester United është mysafir i Bretfordit për sfidën që luhet në kuadër të Ligës Premier edhe pse ky takim do të luhej në xhiron e 17-të, por rastet e shumta me COVID-19 kishin shtyrë këtë duel.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen që luhet në ora 21:00 në stadiumin “Brentford Community Stadium” në Londër.
Për këtë ballafaqim, Brentfordi do të jetë pa Dasilva, Goode, Jeanvier dhe Raya, që janë të lënduar, derisa Onyeka merr pjesë në Kupën e Afrikës.
Në anën tjetër, Djajtë e Kuq nuk mund të llogarisin në Paul Pogban që është i lënduar, Aaron Wan-Bissaka me coronavirus dhe Eric Bailly luan po ashtu në Kupën e Afrikës.
Formacionet startuese
Brentford: Lössl, Jansson(c), Bech Sørensen, Pinnock, Janelt, Canós, Jensen, Nørgaard, Roerslev, Toney, Mbeumo.
Manchester United: De Gea, Dalot, Lindelöf, Varane, Telles, McTominay, Fred, Greenwood, Bruno, Elanga, Ronaldo.