Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Tudor mesazh PSG-së me Sanchezin: Ai është si Ronaldo, më ka pëlqyer gjithmonë

Alexis Sanchez është goditja e madhe e Marseille dhe këtë e ka thënë edhe trajneri Igor Tudor, i cili e ka krahasuar me Cristiano Ronaldo për mentalitetin e treguar, duke i dërguar mesazh edhe rivalit të përbetuar, PSG-së.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Nantes, trajneri kroat vlerësoi maksimalisht Sanchezin, duke thënë se pas dy seancave stërvitore, ka parë shumë të përbashkëta me yllin portugez Ronaldo.

“E kam stërvitur vetëm dy seanca dhe kam vënë re shumë ngjashmëri me Cristiano Ronaldon. Çdo njeri ka karrierën e tij, por kam parë të njëjtin dedikim për të punuar, si CR7-a dhe deri tani mund të them se janë konfirmuar fjalët e mira që më kishin thënë për të”.

𝗧𝗿𝗮𝗶𝗻𝗶𝗻𝗴 𝗵𝗮𝗿𝗱 and a first session for @Alexis_Sanchez 👀pic.twitter.com/v970bSu4Ha

— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) August 11, 2022

“Jam i kënaqur që e kemi në ekip, pasi mund të shndërrohet në një pikë referimi. Do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Nantes, por nuk e kam vendosur ende a do të luajë nga fillimi”, ka thënë Tudor.

Më pas trajner kroat theksoi se sulmuesit kilian do t’i duhet pak kohë për të kapur ritmin e të tjerëve dhe për t’u përshtatur me filozofinë e lojës.

“Ne luajmë me tre sulmues dhe Alexis mund të bëjë çdonjërin prej roleve, pasi ka eksperiencën dhe cilësitë e duhura. Do t’i duhet rreth një muaj që të vijë në formën e tij më të mirë, megjithatë më ka pëlqyer gjithmonë angazhimi dhe dëshira e tij”, ka thënë Tudor.

Sanchez ka bërë karrierë me klube si Barcelona, Arsenal, Manchester United dhe Inter.
Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Eduardo Camavinga është tejet i frustruar me hapësirën që ka …

Camavinga i frustruar me situatën te Real Madridi – Liverpooli synon transferimin e tij

Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se klubit të tij, Paris Saint-Germain, …

Al-Khelaifi kritikon Florentino Perezin dhe zbulon ofertën marramendëse që ai refuzoi nga Superliga Evropiane

📣 Top Lajmet

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Charlton Athletic Live
  • Real Madrid vs Valencia Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live

No comments to show.
  • Marseille vs Paris Saint-Germain Live
  • Manchester United vs Leeds United Live
  • Bochum vs Borussia Dortmund Live
  • Salernitana vs Juventus Live
  • Monza vs Sampdoria Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh