Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Trajneri i Burkina Fasos vlerëson lartë ekipin e Kosovës, por thotë se qasja nuk do të jetë krejtësisht miqësore

Burkina Faso është skuadra që do të ballafaqohet me Kosovën në një sfidë miqësore që do të zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky do të jetë ballafaqimi i dytë në histori ndërmjet këtyre dy shteteve derisa sfidën e parë e kishin fituar Dardanët me rezultat 2-0.

Trajneri i skuadrës mysafire Kamou Malo e ka vlerësuar lartë ekipin e Kosovës për kualitete që ka, por ka bërë të ditur se ata nuk do ta luajnë këtë ndeshje me qasje krejtësisht miqësore, por do të kërkojnë fitore.

“Me qenë shumë i sinqertë, nuk e njohim shumë Kosovën. Mbi të gjitha kjo lojë do të jetë një mundësi e jona për njohje më të mirë të Kosovës. Ani pse ne jemi të vetëdijshëm për trajnerin e Kosovës, Alain Giresse, i cili është një figurë e njohur në Afrikë dhe e dimë që ai po bënë një punë shumë të mirë dhe e dimë që do të bëjë një punë shumë të mirë.

“Çfarë dimë tjetër për Kosovën është se shumë lojtarë të ekipit të Kosovës luajnë në ekipe shumë të njohura kudo anë e mbanë Evropës, prandaj për më shumë presim lojën e cila do të zhvillohet nesër… Mbi të gjitha kjo lojë është një mundësi që ta zbulojmë Kosovën dhe ani pse është lojë miqësore ne nuk do ta trajtojmë të tille, do të tentojmë ta japim maksimumin tonë”, ka deklaruar Malo në konferencë për media, citon KP.

Ndërsa kapiteni i Burkina Fasos, Bertrand Traore, u shpreh mirënjohës për mikpritjen që e ka pasur nga njerëzit në Kosovës, derisa duke folur për lojtarët dardan, ai ka përmendur disa prej tyre për të cilët ka thënë se ka informacione dhe që i vlerëson shumë për kualitete që ata i posedojnë.

“Para se gjithash ne jemi shumë të kënaqur me pritjen këtu dhe me mënyrën se si po ia kalojmë. Është hera e dytë për ne, hera e parë ishte në Paris dhe në atë lojë ne kemi humbur 2-0 dhe Kosova e kishte dominuar lojën dhe e dimë që është një ekip të cilin nuk duhet ta marrim ashtu lehtas, duhet të bëjë shumë kujdes. Sa i përket lojtarëve padyshim se ne i njohim lojtarët, do t’i përmend disa nga ta”.
“Është Valon Berisha, pastaj Milot Rashica i cili luan në Norwich City…mbi të gjitha, siç e tha trajneri kjo është një kjo është një zbulim dhe ne jemi të përgatitur maksimalisht”, ka thënë Traore.

Pas ndeshje me Burkina Fason, Kosova ballafaqohet me Zvicrën në Cyrih më 29 mars.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt në kuadër të …

Liverpooli fiton dhe bind ndaj Manchester Cityt, kalon në finale të FA Cup

Ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është transferuar në një …

Benjamin Mendy dërgohet në burgun e sigurisë së lartë

📣 Top Lajmet

  • Chelsea dhe Leicester ndahen në paqe
  • “Nder dhe emocion i madh, e njoh …
  • Donnarumma ose Navas do të largohet nga …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Real Betis Live
  • Torino vs Roma Live
  • Chelsea vs Leicester City Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh