Tottenham Hotspur ka marrë një fitore të madhe 3-2 në udhëtim te Manchester City në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Spurs ia shkaktuan Cityt humbjen e parë pas 15 ndeshjeve pa humbje (14 fitore, 1 barazim) në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium, ndërsa vet u rikthyen te fitorja pas tri humbjeve radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por ishin Spurs që gjeten të parët golin dhe City arriti të barazojë më vonë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë dhe ishte Dejan Kulusevski, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Heung-min Son.
City u kthye në lojë në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan që barazoj nga aferisa për 1-1 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, por mysafirët ishin më pragmatik duke gjetur golin e parë, ndërsa City arriti barazimin vetëm në minutat shtesë, por që nuk arriti ta mbajë deri në fund duke pranuar edhe një gol.
Goli i parë këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të dhe ishte Harry Kane që shënoi me kokë për 1-2 pas asistimit të Son.
Kane faktikisht gjeti golin edhe në minutën e 73-të, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e Spurs, vendasit morën një penallti të cilën e konkretizoi Riyad Mahrez (90+) për 2-2.
Drama nuk përfundoi këtu, pasi Kane doli përsëri në skenë duke shënuar edhe një gol me kokë në minutat shtesë për të siguruar fitoren 2-3 për Spurs.
Pas kësaj fitore, Spurs e shohin veten në pozitën e shtatë me 39 pikë, ndërsa City në vendin e parë me 63 pikë.
Në ndeshjen radhës, City udhëton te Evertoni, ndërsa Tottenhami udhëton te Burnley
#MCITOT
Manchester City 0 – 1 TottenhamGOAL! Kulusevski ⚽
Follow @IFAST29 To See Goals pic.twitter.com/CCr4NhetJQ
— Goals720 (@LIVEHD10802) February 19, 2022
#MCITOT
Manchester 1 – 1 TottenhamGOAL! Gundogan ⚽
Follow @IFAST29 To See Goalspic.twitter.com/JuTvDGlwss
— Goals720 (@LIVEHD10802) February 19, 2022
🗣️𝐆⚽𝐋 𝐃𝐄 𝐓𝐎𝐓𝐓𝐄𝐍𝐇𝐀𝐌‼️
👤 Harry Kane
⏱️ 59'
Manchester City 1️⃣🆚2️⃣ Tottenham#PremierLeague 🏴 🏆pic.twitter.com/tXCcHNHU94— El Forastero (@ElForadeportivo) February 19, 2022
🚨⚽️ | RIYAD MAHREZ SCORES THE PENALTY TO MAKE IT 2-2
pic.twitter.com/ERJ57RBs58— Football For You (@FootbaIlForYou) February 19, 2022
GOOOOOOOOOOAL Prince Harry Kane🔥🌪🌪😍😍
* Look at Conte😂
— g (@FBFans9) February 19, 2022