Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Tifozi bëri shaka se kishte nënshkruar për klubin e njohur francez – kjo shkaktoi konfuzion pasi mediat e prezantuan si të tillë, për pesë orë ai ‘ishte’ top transferim

Një tifoz i ri i Toulouse ka bërë një foto në stadiumin e klubit i veshur me një fanellë dhe ka bërë shaka se kishte nënshkruar kontratë, ndërsa mediat në Francë e raportuan këtë si lajm edhe pse i riu Rafael Fernandes nuk është aspak futbollist.  

Rafael Fernandes përjetoi “pesë minutat” e tij të famës. Bëhet fjalë për një tifoz të Toulouses, i cili ka pasur nderin të bëjë një foto me fanellën e klubi në stadium, ku pas kësaj ka shkaktuar konfuzion të vërtetë.

Ai ka bërë shaka me miqtë e tij në rrjetet sociale se kishte nënshkruar për Toulouse, ku pastaj u krijua një situatë e çuditshme.

Kjo pasi në kategoritë e të rinjve të Paris Saint Germain është një futbollisti me të njëjtin emër, Rafael Fernandes.

Mediat në Francë “ranë” në grackë, pas së cilës publikuan informacionin se Fernandes ishte transferuar nga PSG në Toulouse.

Kështu, lojtari i PSG-së u konsiderua si lojtar i Toulouse për pesë orë, ndonëse nuk u transferua asnjëherë në këtë klub.

 

Gjithçka ishte ‘e kryer’ derisa gazetari i L’Equipe, Loic Tanzi, ekspozoi këtë histori të çuditshme.

Pasi Tanzi publikoi lajmin në lidhje me historinë shumë të çuditshme dhe konfuze, mediat në Francë fshinë njoftimin origjinal se Fernandes ishte transferuar nga PSG në Toulouse.
Fernandes u bind nga një mik që të blinte një fanellë të re të Toulouse dhe të hynte fshehurazi në stadium. Ai aty ka realizuar disa foto në stilin e nënshkrimit të kontratës dhe ua ka dërguar miqve si shaka.

Por të nesërmen në rrjetet sociale qarkulluan foto dhe në faqe të shumta në Twitter u publikuan informacione për “transferimin”.

Shpjegimi i situatës ka mbledhur mbi 17 mijë pëlqime.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Tifozët e Juventusit janë duke e marrë me pozitivitet lajmin …

Tifozët e Juventusit të lumtur që Rabiot po i bashkohet Unitedit

Chelsea ka barazuar me Wolves me rezultat 2-2 në kuadër …

Notat e lojtarëve, Chelsea 2-2 Wolves: Lukaku shkëlqeu

📣 Top Lajmet

  • Dështimi i Real Madridit që u ble …
  • Paul Pogba tregon aftësi të jashtëzakonshme gjatë …
  • Zyrtare: Tottenhami prezanton Djed Spencen

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Rangers vs PSV Eindhoven Live
  • Bodoe/Glimt vs Dinamo Zagreb Live
  • Liverpool vs Crystal Palace Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh