Juventusi ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke pësuar nga Benfica (2-1) në Allianz Stadium.
Zonja e Vjetër e filloi furishëm takimin duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt. Leandro Paredes harkoi në zonë dhe Arkadiusz Milik realizoi gol të bukur me kokë (4’).
Bianconerët patën raste të tjera të shumta në 45 minutat e parë, por edhe skuadra portugeze rrezikoi në disa raste madje duke e goditur edhe shtyllën me anë të Rafa Silva.
Skuadra mysafire arriti të nxjerrë penallti në fund të pjesës së parë, të cilën e konvertoi në gol Joao Mario (43’) për t’i barazuar shifrat.
Në gjysmën e dytë ndryshoi situata dhe vizitorët e përmbysën rezultatin me golin e David Neres, i cili shfrytëzoi një top të kthyer për të shënuar gol të bukur (55’).
Ekipi mysafir pari raste të njëpasnjëshme për ta ngritur akoma më shumë epërsinë, derisa Moise Kean e goditi shtyllën në një nga rastet e vendasve.
Juventusi nuk arriti të këndellej në minutat në vazhdim dhe Benfica u largua nga Torino me pikë të plota për ta ndarë kreun e Grupit H me Paris Saint-Germainin me nga gjashtë pikë, derisa Zonja e Vjetër nuk ka asnjë pikë pas dy ndeshjeve.