Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Ten Hag kërkon nga drejtuesit e klubit transferimin e dyshes së Ajaxit

Erik Ten Hag ka marrë drejtimin e gjigantit anglez Manchester United dhe synon ta rikthejë në maje të futbollit anglez dhe atij evropian.

E për të ndërtuar një ekip të fuqishme dhe konkurruese, Ten Hag ka bërë një listë me futbollistët që dëshiron të ketë nën urdhrat e tij në Old Traford.

Dy yjet e Ajaxit, sulmuesi brazilian Antony dhe qendërmbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez janë dëshirat kryesore të Ten Hag.

Sulmuesi 22-vjeçar, Antony në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë duke ngritur edhe çmimin e tij.

Në anën tjetër formë fantastike ka shfaqur edhe qendërmbrojtësi 24 vjeçar që tanimë është një titullar i rregullt te Argjentina.
Ten Hag i ka vërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron t’i ketë këta dy futbollistë përsëri nën urdhrat e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se tanimë Djajtë e Kuq kanë siguruar nënshkrimin me Antony, ku janë pajtuar të paguajnë 47 milionë euro te Ajaxi për brazilianin.

Por drejtuesit e dy klubeve po diskutojnë edhe për argjentinasin i cili pritet të jetë partner në qendër të mbrojtjes me Raphael Varanen.

Ajax po kërkon rreth 40 milionë euro për të, por sipas Daily Star marrëveshja mund të mbyllet te shuma e 32 milionëve.

Gjithsesi dy yjet e Ajax janë të destinuar për t’u bashkuar me trajnerin Ten Hag i cili me afrimin e tyre i jep energji sulmit dhe siguri mbrojtjes së United.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Egjipti ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve …

Egjipti eliminon Marokun dhe kualifikohet në gjysmëfinale, Salah arkitekt i fitores

Kapiteni i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini, ka bërë të …

Chiellini merr dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19

📣 Top Lajmet

  • Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve …
  • Salihamidzic zbarkon në Torino, synon ta rikthehet …
  • Mërgim Berisha drejt rikthimit në Gjermani, Mainz …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live
  • Dinamo Zagreb vs Ludogorets Razgrad Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh