Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

‘Të gjithëve na vjen shumë keq për të’ – portieri i Unitedit, Paul Woolston detyrohet të pensionohet në moshën 23 vjeçare

Portierët e Manchester Unitedit janë mbledhur përreth Paul Woolston, pasi portieri i ekipit U-23 u detyrua të pensionohej në moshën 23 vjeçare.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit, Djajtë e Kuq konfirmuan vendimin e Woolston për të varur këpucët pas një “përkushtimi të madh për t’u rikthyer në gjendje të mirë fizike, duke përfshirë dy operacione dhe një periudhë të gjatë rehabilitimi”.

Gardiani, i cili iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike dy herë brenda dy muajsh në mars dhe prill të vitit të kaluar, bëri 19 paraqitje në Ligën Premier 2 për rezervat, pasi iu bashkua Unitedit si transferim të lirë në vitin 2018 duke u larguar nga Newcastle United.

Klubi nuk e ja specifikuar se çfarë lloj dëmtimi e kishte detyruar atë në pension të parakohshëm, por Transfermarkt pretendon se Woolston ka vuajtur nga një problem në ijë.

Never thought I would have to write this at 23 but this chapter has had to come to an end.

I can look back proudly on what I’ve achieved in my career but I am excited about what’s in store for the future.

A new chapter awaits 💥 pic.twitter.com/PbcVaepfMH

— Paul Woolston (@PAULHW_) March 23, 2022


Portierët e ekipit të parë – duke përfshirë David de Gea dhe Dean Henderson – e kanë nderuar portierin e ri, me spanjollin që ka thënë se ka biseduar me të.

“Epo, është gjithmonë keq kur dikush duhet të pensionohet në moshë të re. Kam folur me të një ditë më parë dhe i kam thënë se gjëja më e rëndësishme është jeta, më shumë se futbolli, për sa i përket një jete të mirëfilltë.

“Ishte pikëlluese. Unë jam stërvitur me të kur ai ishte në formë dhe është një lajm shumë i trishtuar. Ia uroj gjitha të mirat. Është një djalë i shkëlqyer, një portier i shkëlqyer dhe të gjithëve na vjen shumë keq për të”, ka thënë De Gea.
Pos dy portierëve të parë, edhe portieri i tretë dhe i katërt, Tom Heaton dhe Lee Grant, i kanë thurur lëvdata Wolstonit.

Karriera e anglezit filloi kur iu bashkua Sunderlandit në moshën 10 vjeçare, para se të kalonte të Newcastle në vitin 2015, ku ishte portieri i tretë gjatë sezonin 2016/2017 kur e fituan Championshipin.

23-vjeçari e ka përfaqësuar edhe Anglinë deri në nivelin U-18, ndërsa ishte pjesë e Kampionatit Evropian dhe Botëror me Anglinë U-17. Ndërsa ishte huazuar edhe në disa klube, si Gateshead, Darlington, Blyth Spartans e South Shields.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Dele Alli ka shkuar në fushën stërvitore të Evertonit me …

Dele Alli shkon në stërvitje me Rolls-Royce në vlerë prej 360 mijë eurosh

Arsenali është nikoqir i West Ham Unitedit në ndeshjen e …

Formacionet zyrtare: Arsenali në përballjen ndaj West Hamit për pozitat e para

📣 Top Lajmet

  • Roma vs Shakhtar Donetsk Live
  • Chelsea nis ofertë në drejtim të Cityt …
  • Lampard e bën prioritet transferimin e Armando …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Roma vs Shakhtar Donetsk Live
  • Barcelona vs Pumas Live
  • Juventus vs Atletico Madrid Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh