Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në “Etihad Stadium” me dy skuadrat që do t’i kërkojnë pikët e plota – pasi janë në garë për titull.
Për këtë ndeshje, Citizens nuk do të mund të llogarisin vetëm në Ruben Dias, që është i lënduar.
Në anën tjetër, The Reds do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të synojnë ta parakalojnë Cityn në renditjen tabelare.
Formacionet zyrtare
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Jesus, Foden, Sterling
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Mane, Salah, Jota.