Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Sqarimi pse Conte i shpëtoi suspendimit, ndërsa Tuchel u pezullua

Komisioni i pavarur rregullator ka treguar arsyen pse Thomas Tuchel u dënua me një ndeshje, kurse Antonio Conte jo, pas përleshjes së tyre gjatë barazimit ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspurt.

Dy skuadrat londineze luajtën baras (2-2) në Stamford Bridge, ndërsa dy trajnerët patën tensione në dy situata që eskaloi në momentin e përshëndetjes pas përfundimit të takimit.

Trajneri i Spursave u gjobit me 15.000 funte (17.740 euro), por i shpëtoi suspendimit, derisa strategu i Bluve u gjobit me 35.000 funte (41.400 euro) dhe u pezullua për një ndeshje.

Në raportin e komisionit thuhet se ishte “Tuchel ai që nxiti konfrontimin mes tij dhe Contes duke zgjedhur të kapë dorën e këtij të fundit dhe ta tërheqë prapa pasi ai kishte kaluar pranë tij”.

Tutje thuhet se nëse trajneri gjerman nuk do ta tërhiqte italianin, nuk do të ndodhte konfrontimi dhe zënka e mëpasme.

Shtrëngimi i duarve është dukuri e zakonshme në fund të ndeshje – thekson raporti – por askush nuk e ka obligim që ta shikojë tjetrin në sy derisa e bën këtë.

“Kërkimi nga Tuchel që Conte ta shikonte në sy derisa ia mbajti dorën dhe nuk e lejoi Conte të vazhdonte tutje, ishte veprim shumë provokues. Conte u tërhoq pa dëshirë, në kuptimin e plotë të fjalës, në përballjen me Tuchel. Conte reagoi në mënyrë agresive ndaj këtyre veprimeve, por komisioni nuk e konsideroi atë se e kishte tepruar shumë duke pasur parasysh rrethanat”.

“Derisa disa aspekte të sjelljes së Contes mund të konsideroheshin si të pahijshme, në të vërtetë ai pranoi po aq, komisioni e konsideroi Tuchelin si fajtor në masë të madhe për incidentin dhe njëzëri mendoi se kjo duhet të pasqyrohej qartë dhe përfundimisht në nivelin e sanksionit të vendosur ndaj tyre”, thuhet në raport.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Erik Ten Hag do të jetë trajner i ri i …

Ten Hag kërkon ta përforcojë mbrojtjen, ylli i Feyenoordit dëshira e parë e holandezit

Sulmuesi brazilian Antony është bërë objektiv i dy skuadrave angleze …

Man Utd dhe Tottenham Hotspur në garë për brazilianin Antony

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh