Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Si babai, ashtu edhe i biri – djali i David Beckham realizon gol nga mbi 25 metra

David Beckham ishte i famshëm për saktësinë e tij në situatat kur ekzekutohej gjuajtja e lirë, dhe tani djali i tij, Romeo po ndjek hapat e tij.

19 -vjeçari aktualisht luan për Inter Miami II, një ekip që është në pronësi të babait të tij, David.

Gjatë ndeshjes së tyre kundër Orlando City II, Miami II iu dha një goditje dënimi mbi 25 metra larg portës, Romeo mori përgjegjësinë teksa dërgoi topin mbi mur dhe u kthye në këndin e poshtëm, jashtë mundësive të portierit.

Ky ishte goli i parë i Romeos për këtë sezon, pasi ai i dha ekipit të tij epërsinë 3-1. I riu aktualisht ka një gol dhe shtatë asistime për këtë sezon.

Në të njëjtin ekip me Romeon është djali i trajnerit të ekipit të parë të Inter Miami, Phil Neville, Harvey, i cili luan si mbrojtës.

Inter Miami II aktualisht është në vendin e pestë në Konferencën Lindore të ligës MLS Next Pro me 22 pikë, 10 pikë prapa liderit Columbus Crew 2.

OFF THE SET PIECE!

Romeo Beckham scores his first goal of the season from distance! 🎯 pic.twitter.com/5qRGnF0bEM

— MLS NEXT Pro (@MLSNEXTPRO) July 11, 2022


Beckham reagoi ndaj gjuajtjes së lirë të shkëlqyer të djalit të tij duke postuar një storie q në Instagram me një mesazh ku shkruhej: “Bravo shoku, aq krenar @romeobeckham”. Për të cilën Romeo u përgjigj: “Të dua baba, ishte për ty”.
Komentatori tha pas goditjes së lirë të Romeos: “Unë mendoj se e kemi parë këtë më parë”, duke iu referuar babait të Romeos, Davidit i cili ishte mjeshtër kur bëhet fjalë për goditjet e lira

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Mërgim Berisha i ka ditët e numëruara si futbollist i …

Leeds United futet në garë për Berishën, anglezët i bëjnë ofertë zyrtare sulmuesit nga Kosova

Një gjyqtar gjerman pretendon se ai mori një kërcënim me …

Gjyqtari gjerman ka marrë kërcënime me vdekje pas akuzave për kurdise të ndeshjeve nga Bellingham

📣 Top Lajmet

  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Elche Live
  • Club Brugge vs Benfica Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Liverpool Live
  • Manchester City vs RB Leipzig Live

No comments to show.
  • Napoli vs Eintracht Frankfurt Live
  • Real Madrid vs Liverpool Live
  • Manchester City vs RB Leipzig Live
  • FC Porto vs Inter Live
  • Al-Nassr vs Abha Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh