Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Senegali shkruan historinë, mposht Egjiptin përmes penalltive dhe fiton Kupën e Afrikës

Senegali e ka fituar për herë të parë në histori Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola me Egjiptin, por që në penallti u treguan më të saktë

Qysh në minutën e shtatë, senegalezët patën mundësinë e artë që të kalonin në epërsi, por dështuan.

Mohamed Abdelmonem bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë, derisa nga pika e bardhë topin e vendosi Sadio Mane.

Por, derisa ylli i Liverpoolit po bëhej gati të gjuante, Mohamed Salah iu afrua portierit të Egjiptit që t’i tregonte se nga do gjuante bashkëlojtari i tij.

Kështu, në minutën e shtatë, portieri Gabaski ia doli të priste penalltinë e Manes, falë ndihmës së bashkëlojtarit të tij, që po ashtu luan te Liverpooli.

Më pas, Salah lëshoi disa shanse të arta në minutat në vazhdim, duke mos arritur të mposht Eduard Mendyn e Chelseat.

Një mundësi të mirë për Senegalin e lëshoi edhe Famara Diedhiou në minutën e 38-të, pasi nuk ia doli të mposhte portierin egjiptian nga afërsia.

45 minutat e dytë ishin disi pasqyrë e saja të parës, me dy përfaqësuesit që nuk arritën të tundin rrjetën e njëra-tjetrës.

Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Senegali për nga posedimi i topit dhe për nga shanset e krijuara.

Duke mos arritur që të shënonin gol asnjëra nga skuadrat, kështu, finalja shkoi në vazhdime, por edhe aty, portat mbetën të paprekura.

Në penallti, Senegali u tregua më i saktë, duke realizuar katër sosh, për dallim nga Egjipti që realizoi vetëm dy herë.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Fiorentinës me rezultat …

Notat e lojtarëve, Juventus 2-0 Fiorentina: Perin dhe Danilo më të mirët

Paris Saint-Germaini synon të regjistrojë fitoren e katërt radhazi në …

PSG do të konfirmohet kampion me fitore ndaj Angers – formacionet zyrtare

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh