Liverpool ka marrë një fitore të mundimshme ndaj Aston Villës 1-0 në Anfield.
Ishte një ndeshje emocionuese pasi legjenda e vendasve Steven Gerrard u rikthye në Anfield, por kësaj radhe si kundërshtar pasi ishte në stolin e Villas.
Vendasit krijuan disa raste të mira shënimi, por 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Në minutën e 67-të, vendasit fituan një penallti të cilën në gol e shndërroi Mohamed Salah për 1-0.
Përkundër rasteve të mira që kishin dy skuadrat, deri në fund gola më nuk pati dhe The Reds morën tri pikë.
Me këtë fitore Liverpool ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se lideri Manchester City